Lajme

24 May 2017

Postimi i Kim Kardashian për sulmin në Manchester acaron fansat

Përmes një postimi të bërë në Istagram, ditën e martë, për të shprehur tronditjen dhe keqardhjen, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka publikuar një fotografi të bërë disa kohë më parë, ku shihet vetë ajo, motra e saj Kendall Jenner dhe Ariana Grande.

Bashkangjitur postimit, Kim shkruan: “Lutem për të gjithë në Manchester. Kjo është ç’njerëzore dhe e dhimbshme. Nuk mund ta imagjinoj frikën dhe agoninë e këtyre prindërve në kërkim të fëmijëve të tyre. Koncerti supozohet të jetë një vend për t’u argëtuar. Eshtë shumë e frikshme të mos ndihesh i sigurt në këtë botë. Ngushëllimet e mia shkojnë edhe për Ariana Grande. Të dua”.

Pavarësisht fjalëve të saj të ëmbla, disa fansa janë ofenduar për foton e zgjedhur për të bërë këtë përkujtim, ku ajo shihet duke qeshur dhe festuar. Ata e kanë quajtur veprim të shëmtuar dhe foton e zgjedhur të tmerrshme pasi shfaqet e qeshur.
Reagimi i ndjekësve ka shtyrë yllin e njohur të fshijë foton nga adresa e saj në Instagram.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com