Lajme

28 May 2017

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka i japin një shans të dytë lidhjes së tyre

Mariah Carey dhe Bryan Tanaka duket se janë rikthyer sërish bashkë. Dyshja të cilët u ndanë pak kohë pasi nisën historinë e tyre të dashurisë kanë vendosur të rikthehen sërish bashkë.

Këngëtarja 47-vjeçare dhe balerini 34-vjeçar, u ndanë gjatë muajit prill, pasi një burim tha se ajo ishte përqendruar në karrierën e saj dhe binjakët Moroccan dhe Monroe, shkruan E! News,.

“Bryan ka qenë një ngushëllim i mirë pas ndarjes nga James”, tha një burim për People në atë kohë.

Sidoqoftë, duket se tashmë Carey dhe Tanaka u bashkuan, dhe gjërat po përmirësohen mes tyre.

Të dy janë parë së bashku në një restorant në Los Angeles, të enjten mbrëma. Por kjo nuk është e tëra, ata po i mbanin duart e njëri-tjetrit, gjë që konfirmon se çifti është ribashkuar.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com