Rita Ora përformancë në nder të viktimave të Manchester-it
Rita Ora ka qenë e ftuar në ‘Radio One’ ku i ka dedikuar një performancë viktimave të sulmit në Manchester. “Nuk ka asgjë më të mirë se sa bashkimi dhe fakti që ju jeni të gjithë së bashku është e mahnitshme,” – tha ajo dhe vazhdoi me këngën ‘Coming Home’ duke bërtitur me të madhe ‘Të duam Manchester.’ Më pas vijoi me disa nga këngët e saj më të njohura si Poison, Black Widow dhe I Will Never Let You Down.Pati reagime shumë të mira nga ndjekësit të cilët e falenderuan për këtë gjest emocionues.
26-vjecarja është një nga artistët e shumtë që i dedikuan kohë 22 viktimave që humbën jetën në koncertin e Ariana Grande.