Remy Ma bën një tjetër diss ndaj Nicki Minaj
Remy Ma nuk mund të heqë dorë nga sjellja e saj rebele. Si duket ajo as këtë herë nuk ka rezistuar të japë një koment negativ për rivalen e saj Nicki Minaj.Pasi Dj Clue postoi në Instagram një foto të Minaj duke lënë të nënkuptohet se ai bashkë me të do të ishin në një club për të përformuar. Spektakli për ngjarjen lexonte, “Mbretëresha po vjen në shtëpi”,dhe si duket Remy nuk ka mundur të përmbajë vetën që të mos komentojë.
Ndërsa Nicki ka postuar një palë sy në komente, Remy shkroi,”Ajo po shkon”.
Shumica e fansave thjesht e përqeshen komentin e Remy duke komentuar se ajo është thjesht një ziliqare.