Katy Perry nderon viktimat e Manchester duke i mbajtur në shpinë dhe në qafë
Katy Perry nderoi viktimat e sulmit të Mançesterit në një mënyrë të mrekullueshme gjatë performancës së saj në koncertin ndihmës me moton “One Love Manchester”, të dielën, në Emirates Old Trafford, në Mançester të Anglisë.
Këngëtarja 32-vjeçare mbante fotografitë e 22 personave që vdiqën në sulm, në shpinë dhe në qafë, si pjesë e veshjes së saj.
“Nuk është e lehtë të zgjedhësh gjithmonë dashurinë, a është? Sidomos në momente të tilla, apo jo? Kjo mund të jetë gjëja më e vështirë për të bërë. Por dashuria pushton frikën dhe dashuria pushton urrejtjen dhe kjo dashuri që zgjidhni, do t’ju jap forcë dhe është fuqia jonë më e madhe”, tha Katy pas dy këngëve të saj.