Usher tregoi arsyen pse nuk ishte në koncertin e Manchester…
Usher ishte në listën e interpretuesve për koncertin bamirës “One Love Manchester”, por ai nuk ishte i pranishëm dhe tani po shpjegon mungesën e tij.
“Është kaq ndjenjë e mirë të shohim se koncerti në Manchester tregoi se dashuria gjithmonë mbizotëron. Unë do të kisha dashur të isha aty, por ishte dita e parë e djalit tim në Camp Kudzu, një nga kampet e verës për fëmijët që jetojnë me diabet”, ka shkruar 38-vjeçari në llogarinë e tij në Instagram.
“Kjo ishte një ditë e rëndësishme për të dhe për veten si një baba krenar. Qëndroni të fortë në Mbrëtërinë e Bashkuar”, shtoi ai.
Koncerti ishte një sukses i madh dhe mblodhi miliona dollarë për viktimat e sulmit të Manchesterit dhe familjet e tyre.