Lajme

09 June 2017

Modelet ikonë të Playboy pas 38 vitesh rikrijojnë fotot e adhurueshme

7 ish-modele të revistës erotike “Playboy” rikthehen në kopertinë 30 vjet më vonë.

Revista e famshme që i dedikohet publikut mashkullor ka ripropozuar të njëjtat kopertina me të njëjtat modele për të treguar se bukuria nuk ka moshë e se gratë mund të jenë joshëse edhe pas të pesëdhjetave.

Modelet që janë ripërjetësuar edhe një herë në pozat e famshme që kanë bërë bujë 3 dekada më parë janë Candace Collins, kopertina e së cilës daton në vitin 1979, Monique St. Pierre, e fotografuar në po të njëjtin vit, Cathy St. George, në vitin 1981, Kimberley Conrad Hefner, në vitin 1988, Rene Tenison, në vitin 1990 dhe Lisa Matthews, që rikrijon foton e vitit 1991.

Playboy i ftoi të pozonin sërish para objektivëve të fotografëve Ben Miller dhe Ryan Lowry, për të vërtetuar moton e themeluesit të revistës, Hugh Hefner, se lepurushet e “Playboy”-t mbeten gjithë jetën të tilla.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com