Dedikimi special i Travis Scott për Kylie Jenner
Kylie Jenner dhe Travis Scott duket se janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin pasi kanë bërë tatuazh të njëjtë.
19-vjeçarja dhe reperi i njohur kanë bërë një flutur të vogël, Kylie sipër kycit në këmbën e djathtë, ndërsa Travis në të majtën.
Mendohet se ata e kanë bërë një gjë të tillë prej këngës së 25-vjecarit ‘Butterfly Effect’, e cila u përfol si dedikim për Kylie.
Fakti që ata kanë bërë këtë gjë u bë e ditur nëpërmjet postimeve të tyre në rrjetin social, Snapchat.
Ata dolën në publik së bashku në prill, në festivalin Coachella kur më e vogla e familjes Kardashian kishte vetëm dy javë që kishte përfunduar romancën e saj me Tyga. Që atëherë ata shfaqen të pandarë nga njëri-tjetrin.