Romanca më e re e Charlize Theron
Charlize Theron duket se ka një mashkull të ri në jetën e saj dhe lumturia është lehtësisht e dallueshme në sytë e saj.
Sipas revistës amerikane “OK!”, aktorja 44-vjeçare ka nisur një lidhje me ish të dashurin e Halle Berry, Gabriel Aubry 40-vjeç.
Theron dhe Aubry janë fotografuar duhet shijuar praninë e njëri-tjetrit në Santa Monica Pier në fund të muajit maj. Sipas kësaj reviste, dyshja është takuar për herë të parë në shkollën e fëmijëve të tyre në Los Angeles.
“Janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin”, ka thënë një burim për revistën. “Lidhja e tyre është ende në hapat e parë kështu që kanë preferuar ta mbajnë sa më sekret këtë marrëdhënie”.