Katy Perry,personi i pari që arrin 100 milionë ndjekës në Twitter
Katy Perry ka arritur të bëhet përdoruesja e parë që arriti 100 milionë ndjekës në Twitter.Këngëtarja la pas rivalen e saj Taylor Swift me 85.1 milionë ndjekës.Bosët e Twitterit vendosën të nderojnë arritjen e këngëtares duke i krijuar një “emoji” personal, një zemër më “100M” të shkruar në të.Ata gjithashtu i realizuan një video festive, që përmban një përmbledhje të disa prej cicërimave më të mira të Katy, me titull: “Urime @katyperry, e para që arrin 100 milionë ndjekës!”.Këngëtarja iu përgjigj duke falënderuar gjigantin e teknologjisë duke thënë: “Faleminderit që gjithnjë më keni dhënë mundësi për të pasur një zë”.Cicërima e saj e parë ka qenë më 21 shkurt të vitit 2009, ku thuhej: “Sapo hyra në Berlin, po ndjehem më mirë, faleminderit”.
Today, we #WITNESS history.
Congratulations @katyperry, the first to reach 100 million followers! #LoveKaty pic.twitter.com/41aJyPTtZ2
— Twitter (@Twitter) June 16, 2017