Dua Lipa urim special për babain
Në ditën e babit këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka bërë një urim shumë të veçantë për babain e saj.Dua në Instagram ka postuar një fotografi nga fëmijëria ku shihet në krahët e babit të saj, Dukagjinit.Në këtë foto shumë të ëmbël,Dua ka lënë edhe një mbishkrim ku tregon se sa me fat është që ka prindër të mrekullueshëm.
“Urime dita e babait për mikun tim më të mirë @dukagjinlipa, të dua!..Unë Rina Lipa dhe Gjin Lipa jemi me fat që kemi prindër të mrekullueshëm. Gati për rundin e dytë të ‘Glastos’, shihemi së shpejti”, kishte shkruar Dua.