Lajme

20 June 2017

Goditja knockout i merr jetën boksierit

Boksieri Tim Hague ka ndëruar jetë pasi mori një goditje “knockout” gjatë një ndeshje boksi me kundërshtarin e tij Adam Braidwood.

Ish-luftëtari i UFC ka vdekur në moshën 34-vjeçare ditën e djelë dhe njoftimin e ka bërë motra e tij me anë të një postimi në Facebook.

“Me trishtim dhe pikëllim po lajmëroj se Tim ka ndërruar jetë,”-shkruan Jackie Neil. “Do të na mungojë kaq shumë.”

Hague u dërgua në një spital në Edmonton në gjendje kritike për jetën me një dëmtim të rëndë të trurit. Ai fillisht ka mbetur pa ndjenja disa minuta pas “knockout” dhe më pas kaloi në gjendje kome.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com