Lajme

20 June 2017

Publikohet sëshpejti albumi i Jay Z por jo të gjithë do të kenë mundësi ta dëgjojnë

Reperi Jay Z ka paralajmëruar zyrtarisht datën e publikimit të albumit të tij të ri “4:44”.

Albumi i 13-të solo i reperit do të jetë në dispozicion vetëm për përdoruesit e platformës Sprint dhe të regjistruarve në Tidal më 30 qershor.

Në njoftimin e Tidal thuhet se albumi do të jetë një ndër ekskluzivitetet e para të përdoruesve të Sprint që këtë vit bleu 33 për qind të aksioneve të Tidal për 200 milionë dollarë.

“Jay Z është ikonë globale dhe klientëve ua japim mundësinë që të jenë të parët që do ta shijojnë albumin e tij të ri”, ka thënë drejtori i Sprint, Marcelo Claure.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com