Lajme

29 June 2017

Migos tregojnë datën e publikimit të vazhdimit të albumit CULTURE

Në ceremoninë e këtij viti të BET Awards, Migos bën shumë bujë me zënkën e tyre me Chris Brown. Por ata po përpiqen ta kthejnë vëmendjen përsëri tek muzika që bëjnë. Njëri nga Migos-at, Offset, teksa u ndalua për një intervistë nga The Hollywood Fix në Beverly Hills, përfitoi nga rasti për të anunçuar që albumi “Culture2” do të publikohet në tetor të këtij viti. Në të përfshihen edhe hitet “T-Shirt” dhe “Bad and Boujee” . Offset gjithashtu tregoi se ngjarja e fundjavës me Chris nuk do të thotë se ata do të shtojnë sigurinë me bodyguard të tjerë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com