Britney Spears shfajësohet për akuzat që iu drejtuan
Britney Spears i është drejtuar akuzave që i janë bërë vazhdimisht lidhur me performancat e saj me “playback”.
Këngëtarja 35-vjeçare është akuzuar se nuk këndon “live” për vite me radhë. Ajo është shprehur se është e lodhur që askush nuk i vlerëson performancat i saj. Lidhur me këto pretendime, Spears ka shpjeguar se ajo mikson “playback” me këndimin “live”.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për një televizion izraelit, ajo ka thënë: “Eshtë vërtetë. Shumë njerëz mendojnë se nuk këndoj “live”. Për shkak se kërcej, përdor pak “playblack” por është një miksim i zërit me “playblack-un”.
“Më ka ardhur vërtet në majë të hundës pasi unë lodhem atje duke kërcyer dhe kënduar në të njëjtën kohë dhe askush nuk më vlerëson për këtë”, shton më tej Spears.