Lionel Messi martohet me dashurinë e tij të fëmijërisë
Ylli i futbollit argjentinas dhe botëror,Lionel Messi u martua me dashurinë e tij të fëmijërisë, Antonella Roccuzzo,që në Argjentinë po quhet si “dasma e shekullit”.Ceremonia u mbajt në qytetin e lindjes së çiftit, Rosario, në një nga komplekset më luksoze. Rreth 260 të ftuar morën pjesë në ceremoninë e martesës së Messit, ku shumica e tyre i përkasin botës së futbollit. Ceremonia u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, ku janë angazhuar plot 450 forca policie për të garantuar mbarëvajtjen e festës. Mes të ftuarve bie në sy Pique me të fejuarën e tij Shakira, partnerët e Messit në sulmin e Bartcelonës, Suarez dhe Neymar, etj., ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë mbërritur në Rosario me avionë privatë.
Messi është njohur dhe dashuruar me Antonellën, kur ishte vetëm 5 vjeç, ndërsa aktualisht çifti ka edhe dy fëmijë.
Në eventin e martesës së Messi-t, kanë arritur të sigurojnë akreditim rreth 150 gazetarë nga e gjithë bota, por, sipas organizatorëve ata nuk kanë akses të plotë në ceremoni.