Lajme

01 July 2017

Rita Ora vesh çorapet e babait …

|
By
|
0 Comment
|

Rita Ora është cilësuar si një ikonë mode dhe stili. Këngëtarja është bërë imazh i linjës “Tezenis”, “Rimel”, si dhe ka lançuar linjën e saj të veshjeve sportive në bashkëpunim me “Adidas”.Por këtë herë ajo është fotografuar në Londër teksa ka dhënë një intervistë në studiot e BBC Radio 2 dhe si gjithnjë ajo që ka rënë në sy është veshja dhe look-u i saj.
“Daily Mail” shkruan se këngëtarja ka marrë borxh çorapet Paco Rabbana të babait të saj për këtë dalje publike.
Kjo linjë çorapesh është shumë mashkullore, ndaj dhe mediat e huaja aludojnë që Rita ka huazuar çorapet e tij për këtë dalje publike. Duke njohur stilin e Rita Orës nuk është çudi që ajo të ketë përdorur aksesorët e të atit për t’u ndierë më rehat.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com