Vajza e Michael Jackson sulmon motrat Jenner
Vajza e mbretit të ndjerë të muzikës pop Michael Jackson ka sulmuar veprimin e Kendall dhe Kylie Jenner, të cilat nxorën një lojë ku në disa bluza fytyrat e tyre shfaqeshin mbi legjenda të ndryshme të muzikës, ndër të cilat edhe reperat Tupac dhe Biggie Smalls.
Paris e shprehu mendimin e saj në rrjetin social “Twitter” mbi ngjarjen që shkaktoi reagimin e familjes së Notorious BIG.
“Legjenda të tilla që ndryshuan tërësisht botën tonë sot, jo vetëm në botën muzikore, duhet të respektohen dhe nderohen, jo të shndërron në këtë gjë”, u shpreh 19-vjeçarja.
Ndër emra të tjerë përveç reperëve që u përfshinë në linjën e motrave Jenner ishin Metallica, Kiss, Ozzy Osbourne, The Doors dhe Pink Floyd.