Ledri Vula pjesë e Nallane 4?
Ledri Vula ka qenë një ndër këngëtarët që kanë mbështetur Flor Mumajesin, Vik Krajën dhe Arilena Arën për bashkëpunimin më të fundit “Nallane 3”.
“Nallane 3, Hype!” – dhe nëpërmjet emoji-ve të përdorura tregon se i ka pëlqyer versioni i 3-të i “Nallane”.
Por ajo që na ka kuriozuar është fakti se Flori i ka komentuar mikut të tij, duke i thënë:
“Nallane 4. E di vetë ti”.
Mesa duket, Flori po mendon për projektin e radhës, në këtë rast për serinë e 4-t të “Nallane”, të shndërruar në një telenovelë muzikore tashmë, shumë të pëlqyer nga dëgjuesit. Kujtojmë që producenti nuk është i vetmi që ka sjellë ‘saga’ këngësh. Të njëjtën praktikë kanë ndjekur edhe Getoar Selimi me anëtarët e tjerë të Babastars me projektin e tyre ‘High 1’ që më pas sollën edhe 2 pasueset.