Versioni i ri i ‘Despacito’, Luis Fonsi bashkëpunon me Laura Pausini
Një emër shumë i njohur i muzikës italiane mund t’u bashkohet fenomenëve të momentit që po tërbojnë botën me superhitin e tyre.
Bota e spektaklit është e vogël…shumë, shumë e vogël. Aq sa në një foto të thjeshtë të një këngëtareje mund të bëhen bisedimet, ose thjesht publikimet për një bashkëpunim të ri. Diçka e tillë duket se ka ndodhur në një foto të postuar nga Laura Pausini. Ajo kishtë bërë publike një foto krah Michael Buble, duke thënë se ishte një nga duetet më të mira që ajo kishte realizuar. Në radhën e pafundme të komenteve u dallua një emër mjaft i njohur, bëhet fjalë për Luis Fonsi, i cili në bashkëpunim me Daddy Yankee realizoi “Despacito”, hitin që ka çmendur këtë verë dhe ka thyer çdo rekord. Fonsi e ka ngacmaur duke shkruar që “ndoshta doje të thoje thjesht me një këngëtar kanadez”, fjali e cila ka marrë menjëherë përgjigjen e Laurës. Kjo e fundit ka shkruar : “Më e mira akoma nuk ka ardhur…me ngadadalë…Despacito”.
Përgjigje kjo që ka i ka bërë të gjithë të shpresojnë për një version të ri të “Despacito” atë me Laura Pausini.