Reperi i njohur rrezikon 44 vite burg,për evazion fiskal
Reperi i njohur DMX është akuzuar për 14 vepra penale të ndryshme në lidhje me evazion fiskal.Sipas RIS, DMX ka fshehur të ardhurat e tij për disa vjet me radhë, që tani kapin vlerën prej 1.7 milionë dollarësh.Sipas dokumenteve ligjore të prezantuara, DMX nuk ka përdor llogaritë personale bankare në të shumtën e rasteve si dhe ka jetuar duke bërë pagesa kesh.Në qoftë se ai shpallet fajtor në të 14 akuzat, reperi rrezikon 44 vjet burgim në burgun federal në Amerikë.