Reperi 21 Savage, miliona diamant në fytyrë
Duket se reperi 21 Savage është i dhëne pas aksesorëve.Së fundmi ai ka krijuar një maskë të fytyrës së tij tërësisht të mbuluar me diamante. Gabriel Jacobs pronari i kompanisë Rafaello & Co e ka prezantuar këtë aksesor në Atlanta. Është bërë e ditur që ky aksesor është krijuar për 2 muaj dhe është i mbuluar me diamante 100 karat, ndërsa kushton 125.000 dollarë.