Nicole dhe i dashuri nuk i mbajnë dot duart larg njëri-tjetrit
Këngëtarja bukuroshe është fotografuar sëfundmi përkrah të dashurit të saj 13 vite më të ri.
Nicole Scherzinger mohoi zërat se marrëdhënia e saj me tenistin Grigor Dimitrov ishte duke kaluar periudhë të keqe dhe këtë e dëshmoi edhe me fakte. Ajo po kalon pushime romantike me sportistin 26 vjeçar në ishullin italian të Kaprit, ku u tregua shumë intime me partnerin e saj pa u shqetësuar aspak se mund të shiheshin nga kushdo. Përveçse u puthën dhe u përkëdhelën, në një moment Scherzinger duket qartë që e prek shumë pranë pjesëve të tij intime. Në momente të tjera ata janë fotografuar duke bërë ushtrime aerobike, ku e sfidonin hapur njëri-tjetrin.