Lajme

19 July 2017

Pas diss-eve të shumta Katy Perry i jep fund sherrit me Taylor Swift

||
0 Comment
|

Ajo ka qënë e përfshirë në një sherr 3-vjeçar me Taylor Swift, ku i dedikonin diss-e njëra tjetrës, por duket se Katy Perry më në fund ka bërë paqe me këngëtaren 27-vjeçare, pavarësisht mosmarrëveshjeve.

Në një intervistë të dhënë për “Today”, këngëtarja e hitit “Bon Appetit” ka thënë se i ka dhënë fund sherrit me Swift.

“Dua të them që e dua atë dhe gjithmonë e kam dashur” është shprehur Katy. “Ne kemi patur mosmarrveshjet tona po unë vazhdoj të them që Zoti e bekoftë në rrugën e saj”.

Muajin e kaluar Perry është shprehur se është gati që sherri të merrte fund. “Unë e fal atë dhe më vjen keq për çdo gjë që kam bërë. Shpresoj që edhe ajo të bëjë të njëjtën gjë”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com