Shefja personale e divës tregon tekat e artistes nga Barbados
Është bërë shënjestra e shumicës së fundmi, për shkak se qartazi ka shtuar ca kile më tepër. Sa i intereson Rihanna-s kjo? Aspak. Pse? Sepse është Rihanna! Edhe pse një pjesë e njerëzve mund ta drejtojnë gishtin nga artistja pikërisht për këtë fenomen të ndodhur në këto pak javë, nuk mund të mohojmë faktin se Riri shkëlqeu (dhe shumë madje) dy ditë më parë, në premierën e ‘Valerian’.
Deklaruar më shumë se një herë, që ajo vetë e adhuron konsumimin e ushqimit, të gjithë kanë krijuar idenë se Rihanna i ruan format fizike nga aktiviteti në palestër.
Shefja personale e kuzhinës së artistes ka bërë të qartë se Rihanna nuk ka hequr dorë nga kuzhina e vendlindjes. Është rritur me atë shije dhe vazhdon të jetojë njësoj në këtë drejtim. Një tjetër fakt interesant që ajo zbulon është padakortësia e Riri-t, për të vendosur një ditë para se ç’do të hajë të nesërmen, gjë që ia ka vështirësuar punën jo pak shefes së kuzhinës. Duke lënë mënjanë këto hollësi, lind pyetja: si e nis ditën artistja?
Ylli i muzikës pop, në orët e para të ditës konsumon katër vezë të ziera, një tost të hollë, dhe manaferra/ananas/mango (sipas dëshirës). Një detaj i rëndësishëm që shtohet në të njejtin vakt është edhe uji i ngrohtë me limon. Për drekën, pjata e preferuar e Rihanna-s mbetet orizi, i shoqëruar me mish pule e salcë kerri. Një alternativë favorite për darkën është edhe peshku me sallatë apo perime, edhe pse për këto të fundit, këngëtarja njëherë ka thënë: “I urrej [perimet], por e detyroj veten t’i konsumoj”. Duket si dieta perfekte, pa shumë mundime apo sakrifica, krejtësisht e shëndetshme, edhe pse, deri diku, e kushtueshme. Me pak fjalë, Riri nuk është nga ato që sakrifikojnë kënaqësinë e stomakut, vetëm për të qendruar në formë.