Aktorja lë shfaqen përgjysëm, ja arsyeja…
Duket se Jennifer Lawrence ka nevojë për një pushim të mirë. Aktorja hollivudiane raportohet të jetë sëmurur dhe ka përfunduar duke vjellë gjatë një performance në “Broadway show” “1984”, ditën e hënë,
Sipas “Page Six”, Jennifer është larguar menjëherë nga teatri në mes të shfaqjes. “Në mes të shfaqjes, Jennifer u largua nga vendi i saj”, ka thënë një burim për uebsajtin. “Disa njerëz vunë re që ajo nuk po ndihej mirë dhe nisi të villte”
Një mik i ngushtë i Jennifer ka shtuar se aktorja e “Red Sparrow” ishte vërtet sëmurë dhe bëhej fjalë për një virozë.