Nicole Kidman tejet seksi në kopertinën e LOVE
Nicole Kidman është shfaqur në kopertinën e revistës “Love”, e veshur me bikini të kuqe.
Aktorja 50 vjeçare, e cila është nomianuar për çmimin e dytë Emmy, gjithashtu ka të vendosur një kapele kauboj, ndërsa ka pozuar në mes të rrugës.
“Kam menduar pas fotosesionit për këto fotografi. Thosha me vete si kam dalë ashtu, a janë fotografi të mira…?” ka thënë Kidman për realizimin e kësaj kopertine.
Ikona australiane është duke shijuar suksesin e karrierës së saj, pas rolit në serialin Big Little Lies të HBO-së.