Lajme

20 July 2017

Statujat e Beyonce që acaruan fansat

Muzeu i dyllit “Madame Tussauds” në New York kohët e fundit vendosi disa statuja të reja të personazheve të njohur të ekranit. Mes tyre ishte dhe Beyonce, prej fansave të së cilës mori një lumë kritikash, për zbardhje të lëkurës së këngëtares.Madje shumë fansa nisën dhe të tallen. Një postim në “Twitter”: “Mos është vallë Shakira e re”? “Me shikim të parë mendova se ishte Lindsay Lohan”. “Mund të jetë kushdo këngëtare pop, por vetëm Beyonce jo”. “Pse Bey duket si e zbardhur”? Kishte dhe të tjerë që e morën për Mariah Carey.
Problemi nuk qëndrn vetëm te tonaliteti i ngjyrë së lëkurës por edhe te format e trupit, struktura e fytyrës, flokët dhe çdo gjë tjetër. Ndaj pakënaqësia e publikut dhe kritikëve ka qenë maksimale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com