Rita Ora shkëlqen në emisionin e Jimmy Fallon
Rita Ora promovoi zërin e saj të ëmbël në episodin e së martës së mbrëma (18 korrik), të “The Tonight Show” me të famshmin Jimmy Fallon!
Këngëtarja 26-vjeçare këndoi live këngën e saj të re “Your Song”, me një interpretim spektakolar.
Gjatë episodit, Rita u bashkua gjithashtu me të ftuarit e tjerë Jada Pinkett Smith dhe Dane DeHaan për të krijuar situata mjaft qesharake për shikuesit.
Një ditë më parë, Rita tërhoqi vëmendjen gjatë daljes nga hoteli i saj, pasi ishte veshur jo njëherë, as dy, por plot tre herë në stilin e viteve të 70-ta.
E tillë, ajo u paraqit edhe gjatë performancës së “Youyr Song”. Performancë të cilën mund ta ndiqni në videon më poshtë.