Postimi prekës i Lady Gaga për artisten e ndjerë
Lady Gaga ka rikujtuar Amy Winehouse përmes një postimi prekës të publikuar në rrjetet sociale. Këngëtarja e “Rehab” është ndarë nga jeta në moshën 27-vjeçare në korrik të vitit 2011, për shkak të helmimit nga alkolt.
Në përvjetorin e vdekjes së saj, Gaga ka përdorur “Twitter-in” për të publikuar një postim emocional, në të cilin ka vlerësuar këngëtaren e ndjerë për talentin e saj.
“Në të gjithëve na mungon ti dhe zëri yt Amy. Koha e duhur për të kujtuar që duhet t’i trajtojmë njerëzit që duam me dinjitet dhe respekt. Çfarë talenti”.