Lajme

28 July 2017

Bella Thorne mohon marrëdhënien seksuale me Scott Disick

Një javë më parë ajo kaloi disa netë duke festuar në New York me Scott Disick. Por në një event të mërkurën në mbrëmje në Los Angeles, aktorja adoleshente këmbënguli se ajo dhe ish-i i Kourtney Kardashian janë thjesht miq. Për ‘Us Weekly’ ajo tregoi se besonte se do të ishin të tillë për një kohë të gjatë.
Bella dhe Scott janë parë fillimisht sëbashku në muajin Maj në Kanë. Në Qershor ata u fotografuan të kapur për dore teksa shkonin në ditëlindjen e Lana Del Rey në Beverly Hills. Edhe në vazhdimësi janë fotografuar herë pas here në shoqërinë e njëri-tjetrit por përsëri nuk pranojnë se kanë ndonjë gjë më shumë se shoqëri.
Kujtojmë që kohë më parë Scott Disick justifikoi veten dhe tradhëtitë e tij duke deklaruar se kishte varësi nga seksi. E pikërisht moskontrolli i plotë i vetes e shtyu të flinte me disa prej shoqeve të tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com