Lil Wayne ndjek në Instagram prezantuesen shqiptare më të famshme në Amerikë
Reperi Lil Wayne ndiqet nga 6.2 milion persona por ai vetë ndjek në Instagram vetëm një person dhe ajo është një shqiptare. Nuk bëhet fjalë për Bebe Rexhën, as Rita Orën dhe as Dua Lipën. Hitbërësi i “Lollypop” ndjek Molly Qerimin, një personazh jo të njohur për Shqipërinë por shumë të njohur në Amerikë. Ajo është moderatore sporti e emisionit ‘First Take’ në ESPN. Nuk dihet me siguri marrëdhënia mes saj dhe reperit, megjithëse duke parë komunikimin e tyre në një status në Twitter mund të themi që është thjesht miqësi.
Wayne ka qenë disa herë i ftuar në emisionin e bukuroshes brune.
Ajo çfarë dimë me siguri është se Molly është një shqiptare shumë krenare, që nuk nguron ta tregojë herë pas here në rrjete sociale.
Moderatorja ndër të tjera është një nga personat që Eminem përmend në këngën “Campaign Speech”. E përsa i përket jetës sentimentale ajo është e lidhur me një ish basketbollist, Jalen Rose, e bashkë duken shumë të lumtur.