Lajme

30 July 2017

Beyonce dhe Jay Z, rifillojnë palestrën

|
By
|
0 Comment
|

Pas lindjes së binjakëve Rumi dhe Sir Carter, çifti Beyonce dhe Jay Z duket se kanë filluar sërish palestrën dhe po ushtrohen së bashku fuqishëm fare! Ata janë përfshirë në klasa ‘Soul Cycle’, terapi dhe biçikletë. Tani që foshnjat janë gjashtë javëshe Beyonce po fillon të marrë veten dhe të punojë për të rikthyer formën fizike.

Çifti po ndjek kursin e Soul Cycle të një instruktoreje të quajtur Angela në Santa Monica. Duket se leksionet e saj do të bëhen tepër të frekuentuara tani, me këta yje si shokë klase. Megjithatë, Beyonce dhe Jay Z dinë si të mos bien në sy. Ata e kanë shmangur vëmendjen duke ardhur gjithmonë të fundit në klasë, e duke ikur të parët. E gjithë kjo na tingëllon sikur çifti i artistëve do t’i kthehet shumë shpejt skenës dhe pse jo, një tjetër turneu!

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com