George Clooney padit revistën që nxorri fotot e binjakëve të tij, shuma marramëndëse që duhet të paguajnë
Tashmë Goeorge dhe Amal Clooney janë bërë prindër të dy binjakëve ,Aleksandër dhe Ella , të ardhur në jetë në muajin qershor.Të gjithë e kemi vënë re se sa shumë rëndësi i ka kushtuar George sigurisë së fëmijëve të tij, duke mos dashur që ata të jenë në qendër të vëmendjes me anë të fotove apo daljeve publike.
Por mesa duket fotografi i revistës franceze ‘’Voici ‘’ nuk ka qëndruar pa bërë asgjë. Sipas Clooney fotografi ka kapërcyer murin rrethues të rezidencës, është ngjitur sipër një peme dhe ka shkrepur foto fëmijëve. Clooney thekson se kjo është e paligjshme pasi fëmijët ndodheshin brenda perimetrit të shtëpisë dhe se revista duhet të japë llogari për këtë veprim. Ai e ka dërguar çështjen në gjykatë ku dhe do të vendosë një shifër marramendëse si dëmshpërblim.
Revista ‘’Voici’’ i kishte në kopertinë çiftin Clooney bashkë me fëmijët këtë të premte.