Kush do të jetë regjizori i ‘Bond 25’?
Pas njoftimit për një tjetër film “007”, i 25-ti i sagës së James Bond, “Variety” publikoi listën me regjisorët e mundshëm që do ta drejtojnë. Yann Demange është menduar si zgjedhja e parë e studios së prodhimit kinematografik. Nëse ai nuk pranon, dy opsionet e tjera janë Denis Villenueve dhe David Mackenzie. Neal Purvis dhe Robert Wade janë skenaristët e filmit, ndërsa është konfirmuar tashmë që Daniel Craig do të jetë sërish në rolin e James Bond. Ky do të jetë i pesti radhazi që Craig do të luajë, pas “Casino Royale”, “Quantum of Solace”, “Skyfall” e “Spectre”.