Rita Ora, drejtuese e konkursit “Boy Band”
Rita Ora drejton konkursin e ri të këngës “Boy Band” në televizionin ABC, ku djemtë e rinj këngëtarë konkurrojnë për t’u bërë anëtarë të një grupi muzikor me pesë vetë.Në emision marrin pjesë producenti Timbaland, Nick Carter i grupit “Backstreet Boys” dhe Emma Bunton e “Spice Girls”. Rita është drejtuesja kryesore që vendos për djemtë që kualifikohen ose eliminohen për t’u bërë pjesë e një grupi muzikor.