Aksident tragjik për motorristen më të famshme e seksi ruse
Ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor, motorristja e njohur ruse Olga Pronina, e famshme në gjithë botën për pozat e saj me motorrat.
Lajmin e bënë të ditur mediat ruse, të cilat shkruajtën se 40 vjeçarja po udhëtonte me motorrin e saj kur humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat mbrojtëse të rrugës.
Ngjarja ndodhi në afërsi të qytetit të Vladivostok në juglindje të Rusisë .
Bukuroshja ruse me mbi 150 mijë ndjekës në rrjete sociale nuk ka mund të shpëtojë pavarësisht ndihmës mjekësore.
Olga ishte cilësuar si një nga vajzat më bukuroshe e të guximshme të motorrave që tregonte herë pas here format e saj dhe dashurinë për motorrat përmes fotografive të shpërndara në rrjete sociale.
Pronina mësohet se ishte nënë e një vajze 16-vjeçare.