Ronela Hajati dhe Lyrical Son sjellin ‘Sonte’
Sapo është publikuar projekti i paralajmëruar ditë më parë nga Ronela Hajati dhe Lyrical Son.Kënga me titull ‘Sonte’ është ritmike dhe dyshja kanë sjellë edhe klipin.Si çdo herë, edhe kësaj radhe Ronela erdhi shumë tërheqëse dhe me ndryshime të mëdha në look-un e saj, kurse kënga është me ritme verore duke premtuar të bëhet hit.Për këtë projekt, Ronela dhe Lyrical Son kanë bashkëpunuar me BigBang Beats, AVD Digital dhe RedBox Entertainment.