Kompania e Kanabisit blen qytetin në Amerikë për ta kthyer në destinacion turistik
Të enjten kompania ‘ American Green Inc.’ anunçoi se kishin në plan që qytetin e vogël kalifornian, Nipton, të populluar nga 20 persona, ta kthenin në një destinacion turistik me hashash.
Menaxheri i këtij projekti është shprehur që synimi i kompanisë është të krijojë një komunitet që është i kuptueshëm për sa i përket përdorimit të kësaj bime.
Plani përfshin blerjen e 120 hektarëve tokë për 5 milion $ në qytetin që ndodhet mes Los Angeles dhe Las Vegas. Pas anunçimit të lajmit, vlera e kompanisë në bursë u rrit me 40% duke e kthyer në kompaninë më të madhe publike të tregtimit të kanabisit.