Lajme

07 August 2017

Ndahet pas 8 vitesh martesë çifti i njohur Hollywood-jan

||
0 Comment
|

Ata janë njohur në vitin 2007 gjatë xhirimeve të komedisë ‘Take Me Home Tonight’ dhe kanë qenë një nga çiftet më të dashur për publikun. Por tanimë Chris Pratt dhe Anna Faris kanë zbuluar se janë ndarë ligjërisht pas 8 vitesh martesë.
Dyshja e aktorëve, të cilët kanë një fëmijë së bashku 4-vjeç, kanë bërë publik këtë lajm përmes rrjeteve sociale, ditën e dielë.

Pratt ka postuar një deklaratë në “Facebook”, në të cilën thuhej: “Anna dhe unë, me trishtim bëjmë publike ndarjen tonë ligjore. Jemi përpjekur shumë për një kohë të gjatë dhe jemi vërtetë të zhgënjyer. Djali jonë ka dy prindër të cilët e duan shumë dhe për të mirën e tij, duam që ta mbajmë këtë situatë private. Ne akoma e duam shumë njëri-tjetrin, do e shijojmë shoqërinë e njëri-tjetrit dhe ta respektojmë njëri-tjetrin”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com