Amber Rose dëshiron të martohet me 21 Savage, deklarata e saj surprizuese
Amber Rose dhe 21 Savage nuk e kanë pasur asnjëherë problem të flasin për marrëdhënien e tyre. Që në momentin që u bë publik lajmi që ata po dilnin me njëri-tjetrin, ata janë parë gjatë të gjithë kohës bashkë. Dhuratat e 21 Savage kanë qenë të shumta drejtuar bukuroshes provokuese, e cila shpesh i ka treguar në rrjete sociale. Mirëpo gjërat duket se po bëhen serioze pasi në një nga postimet e Rose në Insta Story, ku shfaqet reperi gjatë një koncerti (Lollapalooza), ajo shkruajti: “Do të martohem me këtë djalë.”
Nuk dihet sa seriozisht e ka pasur modelja pasi ajo njihet si një personazh që me deklaratat e saj ‘luan’ me publikun dhe median.