Lajme

09 August 2017

Dasara Karaiskaj – Treshe ok, por pse në fshatrat e Fierit?

Është folur në median shqiptare, për faktin se një nga vajzat që dikur ka qenë Miss Shqipëria po përjeton tani një marrëdhënie treshe dhe nuk bëhet fjalë vetëm për sa i përket raportit seksual, por edhe marrëdhënies në tërësi.
Bëhet fjalë për Egla Harxhin, e cila aktualisht është në pritje të ëmbël, e për herë të parë ka prezantuar në media edhe partneren e tretë të këtij trekëndëshi. Ajo quhet Alesia dhe të tre po jetojnë lumturisht në një fshat të Fierit.
Ky lajm nuk i ka shpëtuar as drejtueses së emisionit “DaSara Radio Show” e cila ka zgjedhur ta komentojë ndryshe.
“Ajo që më bën mua përshtypje është pse pikërisht në një fshat të Fierit?”- është shprehur Dasara, e cila ka shtuar gjithashtu pyetjen për efektin që kjo familje ka në atë komunitet, emancipues apo shthurës. Për më shumë shikoni videon më poshtë të shkëputur nga “DaSara Radio Show”.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com