Kendrick Lamar, Katy Perry dhe The Weeknd kryesojnë listën e më të nominuarve në MTV VMA
Kendrick Lamar kryeson me 8 kategori nominimet për “MTV Video Music Awards 2017”, për videon “HUMBLE”. Katy Perry dhe The Weeknd pozicionohen të dytët, me nga 5 nominime secili.
Këtë vit ka pasur një ndryshim. “Best Male Video” dhe “Best Female Video” janë kombinuar në një kategori jo të specifikuar “Artist of the Year”, një lëvizje e ngjashme me “MTV Movie & TV Awards” vitin e kaluar.
“MTV Video Music Awards” pritet të zhvillohet më 27 gusht, në Kaliforni. Eventi do të drejtohet nga Katy Perry.