Nicole Kidman: Mosha nuk është diçka që po përpiqem ta fsheh
Ajo ka festuar 50-vjetorin e lindjes në muajin qershor. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Nicole Kidman ka folur për këtë moment të veçantë në jetën e saj si dhe për rolin e saj më të ri si një nënë adoptuese në filmin “Top Of The Lake: China Girl”.
Në intervistën e dhënë për “TV Week”, mamaja e katër fëmijëve ka treguar gjithashtu se pse familja është pasioni i saj më i madh.
Ku ajo është pyetur se si ndihej tashmë që kishte mbushur 50-vjeç, aktorja hollivudiane ka thënë se është diçka që ajo nuk e ka mbajtur sekret.
“Ndihem e lumtur që them se jam 50-vjeç. Është diçka të cilën nuk jam përpjekur ta fsheh”, ka thënë Kidman.
Fituesja e një çmimi Oscar ka treguar për karrierën e saj 30 vjeçare në aktrim që gjithmonë ka dhënë maksimumin e saj, pavarësisht se jo gjithmonë gjërat kanë shkuar në mënyrë perfekte.