Lajme

18 August 2017

“Despacito”, shpall Luis Fonsin ambasador turizmi

|
By
|
0 Comment
|

‘Despacito’ kënga e Luis Fonsi dhe Daddy Yankee u kthye në një hit absolut pas thyerjes së çdo rekordi duke mbizotëruar listat e ‘Billboard’, klikimet në ‘YouTube’ brenda një kohe të caktuar ku aktualisht numëron mbi 3.2 miliardë të tilla.

Por, sikur të mos mjaftonin koncertet e panumërta, pagesat marrëmendëse për to, fitimet dhe klikimet pafund, Luis Fonsi, krijuesi i këngës ka shënuar edhe një arritje tjetër. Puerto Rico, vendi që ai përmend në këngë, turizmi i së cilës është rritur falë kësaj këngë, e ka shpallur atë Ambasador të Turizmit. ‘Vitin që vjen do të ndërmarr fushata të fuqishme për të bërë të njohura në të gjithë botën vendet e mrekullueshme të Puerto Rico-s. Të jem ambasador i vendit ku kam lindur më mbush me krenari të jashtëzakonshme,’ – ka thënë Luis Fonsi në një intervistë për mediat lokale.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com