Robin Thicke dhe ish-bashkëshortja gjejnë marrëveshje për djalin
Robin Thicke dhe Paula Patton kanë arritur një zgjidhje në betejën e tyre të kujdestarisë ndaj djalit shtatëvjeçar Julian..
Çifti u nda disa vjet më parë dhe ata filluan një luftë kujdestarie në fillim të këtij viti pasi Paula e akuzoi atë për dhunë në familje.
Kushtet e marrëveshjes së re thonë se Robin do të marrë djalin e tyre nga e hëna deri të mërkurën dhe Paula do të marrë kujdestari nga e mërkura deri të premten. Ata do të shihen në fundjavë dhe do të ndajnë shpenzimet.
Lajmi vjen vetëm një ditë pasi e dashura e Robin, April Love Geary njoftoi se ajo është shtatzënë.