Motrat Jenner nervozojnë mamanë e Notorious B.I.G.
Kylie dhe Kendall Jenner kanë zemëruar znj. Voletta Wallace, mamanë e Notorious B.I.G.!
Në fillim të këtij vit pati shumë polemika kur Kylie dhe Kendall Jenner vendosën të mbivendosnin imazhet e tyre mbi fytyrat e ikonave legjendare të muzikës dhe kulturës.
Nëna e Biggie, Voletta Wallace, menjëherë lajmëroi në Instagram të saj se për përdorimin e imazhit të reperit në këto veshje nuk ishte marrë leje dhe ky sipas saj ishte shfrytëzim i imazhit të tij.
“Unë nuk jam i sigurt se kush i ka thënë @KylieJenner dhe @kendalljenner se kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Mosrespektimi i këtyre vajzave duke mos na lajmëruar e pyetur ne që jemi të lidhur me figurat që kanë ndruar jetëështë i pakuptueshëm. S’mund të shfrytëzojnë vdekjen e 2pac dhe të birit tim Christopher për të shitur një t-shirt. Kjo është mosrespektuese, e neveritshme dhe shfrytëzim i keq !!! “-tha Voletta.
Voletta më vonë ka bërë që të dihet se Kylie dhe Kendall kërkuan falje.
“Po, ato më kërkuan falje me gjithë zemër. Kam bërë disa pyetje dhe kam marrë përgjigjet nga to,” tha zonja Wallace.