Lajme

22 August 2017

Urimi i Megan Fox për bashkëshortin e saj

Rrallëherë ndodh që aktorja e famshme Megan Fox të shprehë hapur dashurnë që ka për bashkëshortin e saj Brian Austin Green e këtë herë duket se ka dalë jashtë natyrës së saj.

Aktorja ka postuar në profilin e saj të instagramit një foto të vjetër të bashkëshortit të saj në rininë e tij kur ishte pjesë e serialit të realizuar në Beverly Hills, “90210”.

“Faleminderit që ke dhuruar ADN-në tënde në lindjen e kolonisë sonë të bukur”, ka shkruar 44-vjeçarja përbri fotos. Ajo dhe Brian janë martuar në vitin 2010 pas 6 viteve fejesë dhe së bashku kanë 3 fëmijë, Noah 4-vjeç, Bodhi 3 dhe Journey 1-vjeç.

Në vitin 2015 u përfol se martesa e tyre po kalonte një krizë dhe Megan kishte nisur procedurat për divorc por shtatëzania e saj nga e cila lindi Journey duket se i dha edhe nje shans të dytë lidhjes së tyre. Siç duket ky vendim i çifit për të anuluar divorcin ishte vendimi më i mirë që mund të merrnin për familjen e tyre e tashmë duken mjaft të lumtur.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com