Ariana Grande anullon koncertin, arsyet nuk janë të qarta
Problemet shëndetësore detyruan këngëtaren e njohur Ariana Grande, që të anulojë pak orë para fillimit koncertin e parashikuar për më 23 gusht në Vietnam.
“Më vjen shumë keq. Nuk ka gjë që urrej më shumë se kjo, por më duhet ta shtyj koncertin për në të ardhmen. Ju dua shumë, faleminderit për mirëkuptimin”, shkroi këngëtarja në Instagram.
Ndërkohë duket i konfirmuar koncerti i saj në Pekin, në 26 gusht për të vijuar më tej në Zelandën e Re, në Australi, Singapor dhe Tajvan. Këngëtarja nuk ka treguar se për çfarë problemesh bëhet fjalë, por duket se është diçka kalimtare.