Katy Winslet tregon për miqësinë e ngushtë me Leo DiCaprio
Aktorja e filmit legjendar “Titanic” ka një marrëdhënie miqësie shumë të ngushtë me Leonardo DiCaprion dhe për të folur mbi këtë gjë ajo ka dhënë një intervistë për revistën “Glamour”.
Kate Winslet ka treguar se që nga koha e “Titanic” ajo dhe Leo janë bërë miq aq të ngushtë saqë shpesh herë mediat online shkruajnë se ata janë në një marrdhënie dashurore por kjo nuk është aspak e vërtetë.
Ajo dhe Leo së fundmi janë fotografuar në praninë e njëri-tjetrit në pishinën e një resorti në Francë. Winslet është shprehur se ky ka qenë një nga momentet që do ta mbajë gjithmonë në memorie pasi ajo dhe Leo po kujtonin kohën kur ishin në setin e xhiremeve së bashku.
“Unë dhe ai shkëmbejmë shumë batuta dhe kur jemi së bashku karakterizohemi nga një humor i çuditshëm dhe ndonjëherë e thërrasim njëri-tjetrin me emrat që kishim në “Titanic”. Kushdo që do të na shihte në këto situata do të mendonte se jemi burrë e grua, por në fakt jemi miq të mirë dhe një mbështetje e madhe”, ka treguar fituesja e çmimit “Oscar”.